Lajme

Policia jep detaje të reja për vrasjen në Pejë, arrestohen dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 21 January 2022

Pas një përleshje me thika një person ka vdekur në Pejë, pasditen e së enjtes, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se edhe njëri i dyshuar ka pësuar lëndime në kokë, i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera