Lajme

Policia jep detaje të reja për thẹrjen e katër personave me thịkë në Ferizaj, arrestohet 59 vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 12 November 2024

Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me therjen e katër personave me thikë në Ferizaj.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar dje një 59-vjeçar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Ferizaj / 11.11.2024-15:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka folur për Reporteri.net, lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre.

Ai ka bërë me dije se 10 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë.

“Janë tre, një është në sallë të operacionit, prej ekipit kujdestar të Anestezionit, Kirurgjisë Torakale dhe Kirurgjisë së fëmijëve, është diku 10-vjeçare. Ende është në sallë të operimit, për momentin është në gjendje më stabile, dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë,” ka deklaruar Syla.

Edhe për dy personat tjerë që po trajtohen, Syla tha se janë jashtë rrezikut për jetë.

“Këta dy të tjerët janë në gjendje stabile,” ka deklaruar Syla

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, ku viktimat kanë qenë kalimtarë rasti, derisa Njësia e Reagimit të Shpejtë ka arritur që të dyshuarin E.S., 59-vjeçar, ta arrestojë.

“Me datën 11.11.2024 rreth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, dhe se është gjetur thika që dyshohet se është përdorur në këto raste.

Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intensive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka shprehur mirënjohje për stafin e QKUK-së për intervenimin e shpejtë.

“Falë reagimit të shpejtë nga Klinika Emergjente, dëgjova lajmin e mirë se gjendja e vajzës 10-vjeçare është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e personave të tjerë është kryesisht stabile, përveç personit i cili pavarësisht që është në ri animin këtu, mund të ndodh që të ketë nevojë edhe për një intervenim kirurgjik”, ka thënë Vitia për RTK-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera