Lajme

Policia jep detaje të reja për rastin e dy vajzave në Pejë: Nuk duan të kthehen në shtëpitë e tyre

Autori: Islam Morina 10:10 | 01 October 2022

Policia Rajonale e Pejës ka dhënë detaje të reja rreth gjetjes së dy vajzave të shpallura të humbura, por që ato nuk duan të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se kanë deklaruar se kanë ikur me vet dëshirë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë ato janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë keqtrajtuar, kurse gjatë këtyre ditëve kanë deklaruar se kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në Qungur të Pejёs.

Njoftimi i plotë i Policisë:

-Advertisement-

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, janё paraqitur familjarёt e viktimave, tё cilёt deklarojnё se vajzat e tyre janё larguar nga shtёpitё e tyre nё fshatin Treboviq dhe fshatin Qyshk, komuna Pejё me datё 23.09.2022 rreth orёs 07:00, dhe sipas dёshmitarёve ato nё vazhdimёsi kanё shkuar nё fakultet sё bashku, por qё nga ajo kohё nuk janё lajmëruar dhe nuk kanë qasje ne telefonat e tyre.

Njёsitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, menjёherё kanё marrё masat e nevojshme pёr gjetjen e vajzave tё raportuara tё zhdukura.

Gjatё punёs intensive operativo-hetimore, sot me datё 01.10.2022, pas njё informacioni tё pranuar ёshtё lokalizuar vendndodhja e viktimave, tё njëjtat janё sjellur nё Stacionin Policor nё Pejё, nga njё qytetar tё cilin e kanё ndaluar nё rrugё.

Viktimat deklarojnё se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore, dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim, gjithashtu tё njëjtat janё kontrolluar nga mjeku kujdestar, ato deklarojnё se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre dhe deri me sot kanё qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur- Pejё.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, gjithashtu edhe zyrtari pёr punё sociale.

Pas intervistimit tё viktimave nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP –Pejё, tё njëjtat deklarojnё se nuk dёshirojnё tё kthehen nё shtёpitё e tyre dhe nё bashkëpunim me Zyrtarin pёr punё sociale dy vajzat janё sistemuar nё shtёpinё e sigurt”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Pejës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera