Lajme

Policia jep detaje të reja për punëtorët e lënduar të Bechtel -Enkas

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 27 October 2018

Gjashtë persona kanë marrë lëndime truporë të premten rreth orës 17:00 në Han të Elezit, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktimat kanë qenë në vendin e punës në autostradën Arbër Xhaferi ndërsa dyshohet se është shkëputur një pjesë e vinçit dhe kanë marrë lëndime trupore.

Njëri nga të lënduarit është shtetas i Turqisë ndërsa pesë të tjerët shqiptarë.

-Advertisement-

“. Është raportuar se në vendin e punimeve në autostradën Arbër Xhaferi, dyshohet se gjatë punës është shkëputur një pjesë e vinçit dhe si pasoj lëndime trupore kanë marr 6 persona të gjinisë mashkullore njëri prej tyre shtetas i Turqisë kurse të tjerët K/Shqiptar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se viktimat janë duruar për tretman mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar.

“ Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin (si me larte) dhe mbetet për tu hetuar.”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Lëndohen disa punëtorë të Bechtel -Enka nga rrëzimi i materialeve ndërtuese

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera