Lajme

Policia jep detaje të reja për përleshjen me granatë dore mbrëmë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 06 May 2018

Një person në Prishtinë ka pësuar lëndime pas përleshjes me granatë dore që ndodhi në rrugën “Shaban Shala” mbrëmë. Policia ka njoftuar për detaje shtesë.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar, që të gjithë meshkuj, më nënshtetësi shqiptare pasi që dy nga ta, pas një mosmarrëveshje, kanë hedhur një granate dore në drejtim të pesë të dyshuarve tjerë.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga pjesët e granatës dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe pas konsultimit me prokurorin është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera