Lajme

Policia jep detaje si u plagos qytetari në Ulpianë

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 27 April 2021

Një person është plagosur me armë në Prishtinë gjatë ditës së hënë.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosvës përmes raportit 24-orësh.

-Advertisement-

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera