Lajme

Policia jep detaje – Si u gjet i vdekur 10 vjeçari në një kabinë të kamionit në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 04 October 2021

Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamionit në Malishevë të dielën rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.

Nga Policia e Kosovës deklarojnë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe karikator.

Në raport theksojnë se lajmi është dhënë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

-Advertisement-

“Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera