Lajme

Policia jep detaje rreth vdekjes së 39-vjeçarit që e zuri lisi

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 15 October 2020

Një person ka ndërruar jetë në Kamenicë përderisa ishte në pyll.

Viktima ishe zënë nga një lis i cili ia kishte marrë jetën, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

-Advertisement-

“Fshati Lisock, Kamenicë Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport.

Ngjarja kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 15:50./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera