Lajme

Policia jep detaje rreth gjuajtjes me armë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 01 October 2020

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “ Isa Kastrati” në Prishtinë.

Gazeta Infokus raportoi pak çaste më parë rreth rastit.

E këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

-Advertisement-

Sipas Ahmeti nuk është raportuar për ndonjë të lënduar deri me tani.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë ajo për Infokus.

Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Kujtomë që në vendi e ngjarjes ka shkuar edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera