Lajme

Policia jep detaje rreth aksidentit në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 19 August 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites të së hënës në fshatin Sibovc të Podujevës, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar  se janë lënduar dy vozitësit e dy mjeteve që janë përfshirë në aksidenti.

“Rreth orës 17:00 ne rrugën Prishtine-Podujeve, saktësisht ne fshatin Sibovc ka ndodhur nje aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoje e aksidentit janë lënduar motoçiklisti dhe ngasësi i automjetit. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Janë shpeshtuar aksidentet në Kosovë.

Të dielën në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në Duhël të Suharekës humbi jetën një vajzë 18-vjecare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera