Lajme

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu lokalin në shesh të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 31 March 2021

Mëngjesin e së mërkurës një banesë është përfshirë nga zjarri në sheshin e Prishtinës.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00   është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “ Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera