Lajme

Policia jep detaje për zjarrin në qendër të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 04 October 2021

Zjarrë i madh e ka përfshirë një lokal në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për Gazetën Infokus, duke thënë se bashkë më zjarrëfikësit janë duke punuar për ta ndalur zjarrin.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë “, ka thënë zëdhënësja e Policisës së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera