Lajme

Policia jep detaje për zjarrin në IML: Janë djegur dy zyre

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 21 November 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu mëngjgesin e sotëm Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas policisë, nga zjarri janë përfshirë dy zyre brenda objketit.

Flora Ahmeti tha për Insajderin se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera