Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 27 May 2022

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës ku dyshohet se një burrë e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, ku ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera