Lajme

Policia jep detaje për vrạsjen në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 07 November 2024

Pak më parë u raportua për një vrasje në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.

E këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se viktima është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjilanit,

-Advertisement-

“Ju njoftoj se me datën 07.11.2024 rreth orës 13:52 kemi pranuar informacion se një person është i shtrirë skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në qytetin e Gjilanit. Njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima  është pa shenja jete.  Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës i vitit të lindjes 1987   është qëlluar nga armë zjarri”, ka deklaruar Hashani për Infokus.

Ndryshe ai tha se “Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera