Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e Albert Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 28 January 2021

Mbrëmjen e së mërkurës dyshohet se një person ka vrarë djalin e tij. Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe sipas policisë akti i vrasjes është kryer me revole.

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një revole një karikator tre fishek dhe një gëzhojë e një predhë.

Përderisa personi që dyshohet se ka kryer veprën është dërguar në mbajtje, policia po vazhdon hetimet.

-Advertisement-

“VRASJE E RËNDË

Prishtinë 27.01.2021 – 17:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera