Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e 48 vjeçares nga burri i saj në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 06 January 2022

Të mërkurën në Llaushë të Skenderajt bashkëshorti i mori jetën bashkëshortes së tij 48 vjeçare.

Sipas policisë gruaja u qëllua nga burri me armë të zjarrit dhe u dërgua në spitalin e Mitrovicës ku nga plagët e marra nuk mbijetoi.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e cila si pasoj kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me tre fishek me të cilën armë dyshohet se kishte kryer veprën. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Derisa policia pas arritjes në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se u konfiskua arma me të cilën u krye vrasja dhe 6 gëzhoja./Gazeta Infokus/

Burri vret gruan e tij 48-vjeçare në Llaushë të Skenderajt

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera