Lajme

Policia jep detaje për vjedhjen me armë në filialin mikrofinanciar Ria në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 04 May 2023

Gazeta Infokus ka raportuar pak më parë për një grabitje të armatosur në mes të ditës në filialin mikrofinanciar Ria, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast e ka konfirmuar për Infokus edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash nga ky institucion mikrofinanciar.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka deklaruar për Infokus zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera