Lajme

Policia jep detaje për vetaksidentin në Viti ku mbeti e vdekur një grua

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 29 July 2021

Një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar në një vetëaksident në fshatin Sllatinë në Viti.

Këtë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë shoferi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mur.

“Ju njoftojmë se sot me 29 korrik 2021 rreth orës 11:36  në fsh. Sllatin e ulët, komuna Viti ka ndodhur një vet-aksident Trafiku me fatalitet. Një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gruaja e cila ishte pasagjere ka vdekur në spital përderisa drejtuesja e veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Edhe për kundër ndihmës së ofrua Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident.  Drejtuesja pas tretmanit mjekësor ne spitalin e Gjilanit lirohet, por me urdhër te prokurorit  ndalet ne qendrën e ndaljes per 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Hashani për infokus.

Sipas zëdhënësit policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për ti ditë shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera