Lajme

Policia jep detaje për vetaksidentin në Gjilan ku u lënduan dy gra

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 24 March 2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetaksidentin në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Gjilan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të vozitjes së pakujdesshme.

Lëndime morën drejtuesja e automjetit dhe një pasagjere.

-Advertisement-

Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, si pasoj e vozitjes së pa kujdesshme ka dal nga rruga dhe është përplasur në një veturë të parkuar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës dhe pasagjerja femër kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera