Lajme

Policia jep detaje për vetaksidentin në Fushë Kosovë, ku humben jetën dy femra

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 20 May 2025

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:11 minuta në Fushë Kosovë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy femra.

Sipas policisë vetura e cila u vetaksidentua drejtohej nga një femër. Pas vetaksidentit drejtuesja e makinës e po ashtu dhe pasagjerja, janë dërguar në QKUK ku dhe është konstatuar që të dyja kanë ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion

-Advertisement-

“Fushë Kosovë / 19.05.2025 – 22:11. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë që drejtohej nga një femër kosovare. Drejtuesja e veturës e po ashtu edhe pasagjerja kosovare janë dërguar në QKUK ku nga mjekët është konstatuar se të dyja kanë ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera