Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e të moshuarës në lumin Ibër: I biri gjeti shkopin e saj afër lumit

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 16 February 2023

Një grua mbi 80 vjeç është gjetur e vdekur në lumin Ibër, në Zubin Potok.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti, i cili tha se të mërkurën antarët e familjes kanë raportuar në polici se viktima është zhdukur.

Sipas Hotit, shkopi i të moshuarës është gjetur afër lumit dhe pastaj është njoftuar policia.

-Advertisement-

“Shkopin e saj e ka gjetë afër lumit diku dhe pastaj ka njoftuar policinë. Kërkimet kanë fillu qysh gjatë ditës dje dhe kanë vazhdu edhe sot.

Sot pas orës 10:30 është gjetur trupi pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.

Hoti, gjithashtu ka konfirmuar se viktima nuk ka shenja të dhunës në trup, derisa ka thënë se trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera