Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e një personi në lumin Sitnica

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 07 August 2017

Në orët e mëngjesit të sotëm, është gjetur i vdekur në lumin Sitnica 33-vjeçari K.M. nga fshati Akrashticë i Komunës së Vushtrrisë.

Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa kanë thënë se trupi i viktimës është gjetur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga familjarët e tij.

“Viktima mbrëmë është paraqitur në polici si i humbur nga anëtarët e familjes, pas 4-5 orësh, përkatësisht rreth orëve të hershme të mëngjesit të sotëm është gjetur në brigjet e lumit Sitnica, gjysma e trupit jashtë, ndërsa këmbët në ujë. Nuk ka duar të lidhura, as gjurmë të dhunës në trup dhe as vegla me të cilat është vrarë. Trupi është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

-Advertisement-

Burime të KP bëjnë të ditur se viktima ka dal në ora një të mesnatës, pas një telefonate që ka marrë, ku familjes i ka thënë se po del për ta takuar dikë në fshat, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kush e ka telefonuar, pas të cilës telefonatë nuk është kthyer më në shtëpi. I ndjeri punonte në Trepçë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera