Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 70 vjeçarit në motel

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 10 July 2021

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme, rreth orës 08:30, në fshatin Prugovc, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci rasti është duke u hetuar lidhur me rrethanat  që karakterizojnë ngjarjen.

Ai për Gazetën Infokus ka thënë se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.

-Advertisement-

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Borovci për Gazetën Infokus. /Gazeta Infokus/

LEXO EDHE: Vdes një 70 vjeçar në motel, magjistralja Prishtinë-Podujevë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera