Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 1 vjeçarit në Fushë Kosovë: E shkeli babai me veturë

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 07 September 2022

Të martën në Fushë Kosovë ka ndodhur një tragjedi e rëndë.

Një fëmijë 1 vjeçar është shkelur paqëllimshëm me veturë nga babai i tij.

Babai është arrestuar nga Policia, më pas u intervistuar dhe në fund u lirua me procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ora 15:50 ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

“Një fëmijë 1 vjeç ka vdekur pas lëndimeve të pësuara me veturë në oborrin e tyre nga babi i tij i dyshuari kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thekson raporti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera