Lajme

Policia jep detaje për tentimvrasjen e djeshme në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 20 October 2017

Dje në orët e para të mëngjesit një person në Prishtinë është arrestuar një person pasi është zënë në flagrancë duke tentuar ta vjedhë një veturë, transmeton Infokusi.com

Sipas policisë së Kosovës i dyshuari është aksidentuar me veturën e policisë dhe zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armë zjarri ndaj të dyshuarit.

Më poshtë mund të gjeni raportin e plotë të policisë së Kosovës

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke tentuar ta vjedhë një veturë dhe në përpjekje për t’u arratisur, me veturën e i tij ka goditur tre zyrtarë policorë dhe është aksidentuar me automjetin zyrtar. Zyrtarët policorë janë detyruar që ndaj të dyshuarit, ta përdorin armën e zjarrit, me qëllim të evitimit të veprimeve të rrezikshme. Si pasojë, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë njoftuar autortitetet kompetente.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera