Lajme

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 29 June 2022

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës pasi që dyshohet se nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali.

Policia ka njoftuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tri gëzhoja dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur në rast.

-Advertisement-

Gjithashtu, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vensim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtjen.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera