Lajme

Policia jep detaje për tentim vrasjen e djeshme në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 01 June 2023

Dy persona janë plagosur më armë zjarri pasditen e së mërkurës në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, dy viktima kanë pranuar tretman mje3kësor në Qendrën klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar, të cilëve i është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që ishin plagosur nga arma e zjarrit. Sipas mjekut, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë dhe është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera