Lajme

Policia jep detaje për të riun që humbi jetën dje në burgun e Dubravës

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 08 January 2018

Dje rreth orës 10:00 është raportuar për vdekjen e një të riu që po vuante dënimin në burgun e Dubravës, transmeton Infokusi.com.

Sipas Policisë së Kosovës viktima , është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar, transmeton Infokusi.com.

“Një mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke e vuajtur dënimin në burgun e Dubravës, është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera