Lajme

Policia jep detaje për sulmin ndaj Xhavit Drenorit

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 20 October 2021

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar dje gjatë ditës. Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

“Gllogoc, 19.10.2021-13:12. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është takuar me të dyshuarin mashkull kosovar për të biseduar për një rast të mëhershëm. Gjatë bisedës i dyshuari ka sulmuar viktimën. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera