Lajme

Policia jep detaje për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 13 May 2017

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e sulmit ndaj anëtares së PDK-së, Arbana Xharra.

Sipas zëdhënësit, Baki Kelani, ata që kanë sulmuar Xharrën janë të panjohur deri më tani, por që hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rastit, njofton Klan Kosova.

“Me datë 13.05.2017 rreth orës 01:18, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast sulm fizik, i cili ka ndodhur në një lokacion në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ku më pas njësitet policore  kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se viktimë e sulmit ka qenë A. Xh.”, ka thënë Kelani për klankosova.tv.

-Advertisement-

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se viktima është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur deri më tani”, ka shtuar ai.

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është stabile. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, ka përfunduar Kelani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera