Lajme

Policia jep detaje për sulmin ndaj Agim Ademit, pati edhe të shtëna me armë zjarri

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 20 October 2021

Gjatë ditës së martë pesë persona kanë sulmuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin.

Rreth këtij rasti, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se deri sa ishin duke ecur kanë hasur në pesë persona të dyshuar dhe janë sulmuar fizikisht nga të njëjtit. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë një herë me armë zjarri”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Derisa policia ka bërë të ditur se janë duke hetuar rastin
“Njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimin por nuk kanë gjetur ndonjë gëzhojë apo diçka tjetër të dyshuar. Njeri nga ankuesit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet mes tjerash në raportin 24-orësh të policisë .

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi gjatë të martës ka njoftuar se është sulmuar nga personat e maskuar.

“Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë”, ka deklaruar Ademi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera