Lajme

Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj Rrahman Jasharajt

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 06 September 2022

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, është sulmuar fizikisht të hënën , nga një prind në shkollën “Ismail Qemajli”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raporti 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ndryshe rasti ka ndodhur dje gjatë takimi të kryetarit të kësaj sindikate me mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Ndërkaq Jasharaj këtë incident e ka quajtur tendencioz.

“Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze – mund të sulmohem edhe në rrugë”, ka thënë Jasharaj.

E i dyshuari pas incidentit kishte thënë se ka ardhur për mbesën e vet të e dijë se a do t fillojë sholla apo jo.

Rasti në polici është incicuar si “Kanosje:./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera