Lajme

Policia jep detaje për sulmet ndaj stacioneve në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 16 June 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 01:30 në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut janë hedhur dy shok bomba.

Siç thuhet në raportin e policisë, nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime të personave. Rasti është duke u hetuar.

“Mitrovicë Veri-  16.06.2023 rreth ora 01:04 – Raportohet se janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor Mitrovicë Veri. Nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime të personave.  Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin” thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera