Lajme

Policia jep detaje për shtëpinë që u dogj këtë mëngjes

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 22 February 2021

Një zjarr ka kapluar një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, shkruan Reporteri.net por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje për Reporteri.net.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.

Të tjera