Lajme

Policia jep detaje për shpërthimin afër stacionit policor në Veri

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 07 Maj 2023

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor në Mitrovicën Veriore, shkruan Gazeta Infokus.

Policia informon se nga ky shpërthim është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë.

“Rr. Kral Petra, Mitrovicë Veri 06.05.2023-02:46. Më datë 06.05.2023 është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor. Njësitet policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë vërejtur se është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy