Lajme

Policia jep detaje për shkatërrimin e billbordeve “Liria ka emër”

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 17 November 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se është informuar për rastin në magjistralen Prishtinë Gjilan ku u shkatërrua billbordit “Liria ka emër”.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se dëmtimi i “Liria kë emër” ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe se aktualisht policia është duke hetuar rastin.

“Po, është pranuar informata, lidhur me dëmtimin e pjesshëm të tabelës reklamuese ( Billboardit), që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet se dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar për një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast ndërlidhur me këtë edhe  për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë”, ka thënë Ahmeti./Gazeta inFokus/ 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera