Lajme

Policia jep detaje për serbin e arrestuar dje në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 08 January 2018

Orët e para të mëngjesit të djeshëm është raportuar një rast i dëmtimit të pronës dhe pengim të personit zyrtar të kryerje të detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në rrugën 28 Nëntori në Fushë Kosovë, transmeton Infokusi.com

Një I dyshuar mashkull I komunitetit serb ka fyer disa qytetarë dhe nga ballkoni i banesës së tij. Ai gjithashtu ka hedhur gjësende të ndryshme me ç’rast ka dëmtuar tri vetura.

-Advertisement-

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës ndërsa gjatë arrestimit ka fyer dhe penguar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës, transmeton Infokusi.com.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera