Lajme

Policia jep detaje për rrahjen e prokurorit

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 24 July 2018

Të hënën rreth mesditës është sulmuar fizikisht një prokuror në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari si dëshmitar gjatë një seance gjyqësore ka sulmuar  fizikisht prokurorin, shkruan GazetaFokus.

Policia ka arrestuar të dyshuarin ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

-Advertisement-

“Pallati i Drejtësisë, Prishtinë23.07.2018-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore si dëshmitar ka sulmuar  fizikisht prokurorin, viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.”/GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera