Lajme

Policia jep detaje për rastin tragjik në Suharekë ku vdiq një 19-vjeçar pasi i shkrepi arma

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 12 May 2023

Një 19-vjeçar ka vdekur të enjten në Suharekë, pas lëndimeve që ka marrë nga përdorimi i armës së zjarrit. Sipas Policisë, atij i ka shkrepur arma deri sa po manipulonte me të në banesën e tij.

Viktima është djali i një zyrtari të Policisë së Kosovës dhe dyshohet se edhe arma i përket atij, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

Ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar nja armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitë relevante policore kanë sekuestruar nga vendi i ngjarjes një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti nën hetime nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Kujtojmë se edhe të enjten policia e ka konfirmuar rastin në fjalë.

“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit . Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesën e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë.

Viktima nga ana ekipit të Urgjencës është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare. Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me zyrtarët të Sektorit Rajonal të Hetimeve  të DRP-se të Prizrenit, vazhdojnë hetimin e rastit të cilësuar si ‘ Vdekje e Dyshimtë”, ka deklaruar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera