Lajme

Policia jep detaje për protestat në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 23 November 2018

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten është protestuar në disa lokacione të vendet.

Në komunikatën e PK-së thuhet se protestat kanë zgjatur rreth një orë.

Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestat e mbajtura sot në disa lokacione të ndryshme të vendit si, në Graçanicë, Shtërpcë dhe në disa lokacione në Veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestave. Protestat kanë filluar rreth orës 12:00 dhe kanë përfunduar rreth orës 13:00, përderisa gjatë kësaj periudhe kohore në disa rrugë ku është mbajtur protesta në Veri, qarkullimi i automjeteve ka qenë i ndërprerë përkohësisht.”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Policia ka njoftuar gjithashtu se protesta kanë qenë të qet.

“Vlen të potencohet se protestat kanë qenë të qeta dhe pas shpërndarjes së protestuesve rrugët janë liruar për qarkullim të automjeteve Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planifikimeve policore, për të n garantuar rendin dhe qetësinë publike.”, përfundon komunikata e Policisë.

Ndryshe në Graçanicë, Shtërpcë dhe në disa lokacione në Veri të Mitrovicës qytetarët serb kanë protestuar për të kundërshtuar taksën doganore prej 100% që Qeveria e Kosovës u ka vendosur produkteve serbe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera