Policia jep detaje për plagosjet në Bon Vivant, katër persona janë plagosur me armë, 17 të tjerë kanë pësuar lëndime nga thyerja e shisheve

Autori: Gazeta inFokus
09:08 | 05 August 2023
21 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në lokalin Bon Vivant në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas raportit të policisë, katër persona janë plagosur nga të shtënat me armë, ndërkaq si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra.
Ndërkaq, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë).
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.
Kurse, një person nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur doktor Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se i ndjeri për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë nuk mundi të mbijetojë.
“Ka vdekur njëri prej të lënduarve nga plagët që kishte nga gjuajtja me armë në orët e mbrëmshme në Prishtinë”
“Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenik kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’i përballojë plagët”, ka thënë Uka.
Raporti i plotë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & PJESËMARRJE NË RRAHJE
Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...