Lajme

Policia jep detaje për plaçkitjen në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 06 January 2022

Një Wester Union, i cili gjendet në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, është plaçkitur para pak orësh, e për të cilin ka raportuar Gazeta inFokus.

Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar për Infokusin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,.

Ahmeti ka thënë se dyshimet e para janë që plaçkitja është realizuar nga një person i vetëm dhe se aktualisht policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij rasti.

-Advertisement-

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë . Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë për Infokusin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera