Lajme

Policia jep detaje për përplasjen e dy kamionëve në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 22 June 2021

Gazeta inFokus ka raportuar për një aksident në mes të dy kamionëve në Fushë Kosovë ku njëri nga ta ishte duke transportuar derivate.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën  Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, ka thënë Borovci.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera