Lajme

Policia jep detaje për parullat “Jemi këtu”, në vendin ku u vra heroi Enver Zymberi

Autori: Islam Morina 13:28 | 10 September 2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me parullat në vendin ku vra heroi i Kosovës Enver Zymberi gjatë një aksioni në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Infokus.

Policia në raportin e saj 24 orësh ka thënë se përveç grafiteve dhe flamujve serb, aty janë shkatërruar edhe kurorat me lule që ishin vënë aty ditë më parë.

Sipas policisë për këta vandal, nuk ka ndonjë person të arrestuar.

-Advertisement-

“Fsh. Varage e Poshtme, Zubin Potok 09.09.2022 – NN. Janë shkruar grafitë (parulla)- “Këtu jemi” në gjuhën serbe dhe flamuri i Serbisë. Këto grafite janë hasur në vendin e rënies së heroit Enver Zymberi. Po ashtu, aty janë shkartuar kurora me lule që ishin vendosur ditë më parë në atë vend. Nuk raportohet për të arrestuar”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera