Lajme

Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi në rrugën Luan Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 21 August 2024

Para pak minutash në Prishtinë, dy persona janë therur nga një mjet i mprehtë nga një person tjetër.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti

-Advertisement-

Më tutje ajo ka thënë se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera