Lajme

Policia jep detaje për mbetjet mortore që u gjetën dje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 06 October 2023

Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në bazë të informacioneve ka identifikuar një dëshmitar i cili kishte njohuri për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë gërmimit janë hasë gjetje eshtërore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit.

-Advertisement-

“Me datë 05.10.2023 Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në bazë të informacioneve ka identifikuar një dëshmitar, i cili ka njohuri për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999. Së bashku me dëshmitarin, në vendin e ngjarjes kenë dalë edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Është identifikuar lokacioni dhe pas gërmimit/ekshumimit, janë hasë gjetje eshtërore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka bërë tërheqjen e  gjetjeve eshtërore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për  obduksion dhe identifikim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera