Lajme

Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 09 February 2019

Një grabitje e armatosur  ka ndodhur afër “ProCredit Bank” në Lakrishte, në mbrëmjen e së shtunës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës, për gazetën inFokus, ka konfirmuar rastin.

Ahmeti tha se “Procredit bank” nuk është sulmuar nga personat e armatosur, shkruan inFokus.

-Advertisement-

“Rreth ores 20:00 në rrugën Bill Klinton, në Prishtinë, derisa punëtoret e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialen e një bankë, të njejtat janë grabitur nga personat e aramatosur”, tha Ahmeti për inFokus.

Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve.

Nuk raportohet për të lënduar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera