Lajme

Policia jep detaje për grabitjen e postës në Bregun e Diellit

Autori: Islam Morina 20:32 | 06 January 2022

Gazeta Infokus më herët raportoi se ka ndodhur një grabitje e armatosur në një postë në Bregun e Diellit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës , duke dhënë detaje për këtë rast që po bëhet rasti dytë i grabitjes në kryeqytet brenda një intervali të shkurtë kohor të kësaj mbrëmje, shkruan Gazeta Infokus.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin dhe zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur grabitja.

-Advertisement-

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë për Infokusin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera