Lajme

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Podujevë në ditën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 30 November 2020

Një person në Podujevë ka gjuajtur me armë zjarri të dielën, ditën e zgjedhjeve në këtë Komunë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orën 13:00 dhe ky person ka gjuajtur me armë në ajër disa herë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma dhe tri gëzhoja.

-Advertisement-

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Rr. Skënderbeu, Podujevë 29.11.2020 – 13:00. Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër disa herë. Është konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera